Transmetuar më 11-11-2019, 22:18

Në fundjavë 11 vjeçari Alvin Berisha mbërriti në shtëpinë e tij në Itali ku do të jetojë me motrat dhe babanë.

Ai u nxorr nga kampi i Al Hol në Siri pas 5 vitesh qëndrimi.

Përpara se të takohej me Alvin Berishën dhe me të atin Afrimin, emisioni “Open” intervistoi disa banorë të qytezës ku jeton Alvin me babanë dhe dy motrat e tij.

Ju jeni fqinj me Alvinin apo jo? Banon sipër jush ?

Gruaja fqinje – Po jam e lumtur që u kthye.

E kujton të vogël Alvinin?

Fqinja: Po, luante shpesh me vajzën time. Po e takova ,u ngjita në shtëpi ta përshëndesja. Jam e lumtur për të.

Si dukej fëmija ?

Fqinja: Mu duk i lumtur që ishte në shtëpi më në fund. Ishte rritur por fizionimia dallohej, ishte e njëjtë.