Transmetuar më 12-11-2019, 12:34

Historiani i shquar rus, Oleg Solokov u paraqit para gjykatës për vrasjen e të dashurës që pushtoi titujt e mediave në të gjithë botën.

Profesori 63-vjeçar dyshohet se i mori jetën një prej ish-studenteve të tij, të identifikuar Anastasia Yeshchenko. Siç raporton agjensia e lajmeve ruse RIA-Novosti, trupi i shpërbërë i 24-vjeçares u gjet në shtëpinë e tij.

Kur doli para gjykatës Shën Petersburg të hënën, Oleg tha: "Jam i penduar thellësisht. E konsiderova bashkëshorten time dhe u thashë miqve se do martohem me të".

Sokolov u dërgua në Kresty, një qendër paraburgimi, për dy muaj.

Oleg shtoi se ngjarja e rëndë erdhi pas një debati për fëmijët e tij. Ndër të tjera, tha se kishte jetuar me viktimën për 5 vite.

Në fundjavë, profesori rus u nxor nga lumi Moika dhe në çantën e shpinës ju gjetën krahët e Anastasias, si dhe një armë pa leje.