Transmetuar më 12-11-2019, 16:18

Gruaja e Michael Schumacher po fsheh të vërtetën për gjendjen e legjendës së F1.

Kështu pretendon ish-menaxheri i tij i cili thotë se Corina ia ka ndaluar atij të shohë Schumacher.

Michael Schumacher nuk është parë më në publik, që nga aksidenti gati-fatal i skijimit në 2013.

Familja janë të prirur ta mbajnë gjendjen e tij private dhe nuk kanë ofruar asnjë të re.

Ish-menaxheri i Schumacher ka pohuar se gruaja e tij po fsheh të vërtetën për të, por nuk tha se për çfarë të vërtete bëhen fjalë.

Willi Weber thotë se ai është i bindur pas betejës së gjatë me jetën,  Schumacher do të shihet përsëri në të ardhmen.

Kampioni shtatë herë i botës pësoi një dëmtim gati-fatal të trurit në 2013, dhe që atëherë janë duke u kujdesur në shtëpinë e tij, në Liqenin e Gjenevës, gruaja e tij dhe dy fëmijët e tyre Gina-Marie, 22 vjeç dhe Mick, 20 vjeç. /NOA.al