Transmetuar më 12-11-2019, 18:20

Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, për arsye shëndetësore ka anuluar koncertin e radhës, që kishte planifikuar ta zhvillonte më 17 nëntor.

Ajo nuk dha asnjë detaj, por shkroi në shqip edhe anglisht një mesazh, ku lajmëroi arsyen e anulimit të koncertin si dhe u kërkoi ndjesë pjesëmarrësve.

"Për arsye shëndetësore duhet të tërhiqem nga koncerti Gala në Baden-Baden më 17 Nëntor… Ju kërkoj ndjesë të gjithë pjesëmarrësve për çkomoditetin e shkaktuar…", tha në mesazhin e saj sopranoja Ermonela Jaho. /NOA.al