Transmetuar më 12-11-2019, 20:14

Një lajm i keq ka ardhur për Kosovë para dy sfidave të rendësishme ndaj Republikës çeke dhe Anglisë, të vlefshme për kualifikueset e Europianit 2020.

Sulmuesi kryesor i Kosovës do të mungojë në këto 2 sfida vendimtare.

Sulmuesi i Fenerbahce u dëmtua në një ndeshje të kampionatit turk dhe ditën e djeshme zhvilloi stërvitje të diferencuar.

Kosova pozicionohet në vendin e tretë me një pikë më pak se Republika çeke, për këtë arsye në sfidën e të enjtes do kërkojë me çdo kusht fitoren, për të tentuar kualifikimin në ndeshjen ndaj Anglisë të dielën të dielën e 17 nëntorit./a.k/noa.al/