Transmetuar më 13-11-2019, 08:40

Një krim i rëndë në familje është shënuar në Itali, ku djali i ka marrë jetën babait të tij.

76-vjeçari Adolfo Ciammetti, u vra me çekiç në kokë nga i biri 39 vjeç. Burri u gjet i vdekur brenda kompanisë së tyre në zonën e Aurelio në Romë.

Kufoma u gjet në dysheme i larë në gjak, nga vajza e viktimës, e cila nuk kishte lajme nga i ati qysh prej mëngjesit të kësaj të marte.

I marrë në pyetje nga policia djali i viktimës Daniele 38 vjeç, pranoi se e kishte vrarë ai të atiin, ndërkohë që motivet e krimit nuk bëheen me dije.

Dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një sherri mes tyre, pasi djali donte para nga i ati, të cilat ky i fundit kishte refuzuar që t’ia jepte. /a.y/noa.al/