Transmetuar më 13-11-2019, 23:36

Një nga pikat që LDK dhe Vetëvendosje kanë kundërshti, është dhe bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.

Vjosa Osmani pranoi në Opinion këtë mbrëmje se kjo tezë e hedhur nga Vetëvendosje nuk mund të plotësohet për disa arsye.

“Sot është vullnet i qartë i qytetarëve të Kosovës, për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Ka bërë një referendum në 1992. Ka qenë vullnet i qartë i shprehur në datën 17 shkurt, i cili pastaj është vulosur me vendimin Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Edhe sot nëse i pyesim qytetarët e Kosovës unë jam i bindur që ata besojnë në këtë. Për momentin nuk e shikoj si një alternativë e cila mund të bëhet, e para. Për shumë arsye, sepse dy shtete do jenë pjesë e BE.

E dyta, për ne si LDK republika e Kosovës ëshët projekt i përhershëm dhe e treta është se unë i shoh të dyja vendet si të suksesshme në komunitetin ndërkombëtar, në komunitetin e vendeve të lira. Nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën”, tha Vjosa Osmani.