Transmetuar më 14-11-2019, 14:15

Pas gjashtë vitesh, një muaji dhe 16 ditësh, Tiger Woods do të tërhiqet nga golfi. Më saktësisht pas 2238 ditësh, do të flasim për të kaluarën e një prej kampionëve më të mëdhenj të golfit, pasi që nga 31 dhjetori i vitit 2025, nuk do të jetë më lojëtar golfi.

Lajmin e dha vetë ai gjatë “Hot Breakfast”, një emision në radioon australiane ‘Triple M’, në vijim të ndeshjeve të dhjetorit në Melbourne.

Bëhet fjalë për një sfidë mes disa lojëtarëve amerikanë me të tjerë, nga vende të ndryshme të botës. Woods do të ketë rolin e trajnerit dhe lojëtarit në ekipin amerikan.

Tiger deklaroi se tërheqjen nga sporti i golfit do e bëjë kur të ketë mbushur 50 vjeç.

“Mendoj se golfi është një prej sporteve më të bukura dhe relaksuese. Por me tërheqjen do të dalë për gjueti, për peshkim. Pas golfit do ju drejtohem pasioneve të mia të tjera”, thotë sportisti i njohur. /a.y/noa.al/