Transmetuar më 14-11-2019, 17:26

Një burrë në Tajlandë ka humbur jetën pasi e zuri korenti duke dëgjuar muzikë në telefonin të cilin po ashtu e kishte në karikim.

Somchai Singkhorn po shihte futboll në telefon, i shtrirë në krevat dhe me kufje në vesh kur e zuri korenti mbrëmjen e së martës.

40-vjeçari u gjet i pajetë një ditë më vonë, ndërsa në trup kishte edhe shenja djegieje.

Shoku i tij i dhomës, Saeng telefonoi shefin e tij për të raportuar se Somchai ishte sëmurë dhe nuk do të shkonte në punë. Më vonë zbuloi se kishte vdekur.

Saeng tha se ishte normale ta shikoje Somchai të dëgjonte muzikë ose shihte futboll para se të flinte gjumë. /k.k/noa.al/