Transmetuar më 14-11-2019, 20:56

Shqipëria e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshjen me Andorën duke shënuar që në minutën e gjashtë.

Shtatlarti Bekim Balaj shfrytëzoi më së miri një top të ardhur nga Roshi.

Shkodrani kërceu më shumë se të tjerët në zonë duke tundur rrjetën e miqve.

Diferencat janë të ndjeshme në fushë, teksa topi dominohet në zotërim nga shqiptarët. /k.k/noa.al/