Transmetuar më 14-11-2019, 21:50

Një djalë nga Brazili është bërë lajm në media pasi u fotografua duke bërë detyrat në një dyqan.

Ai nuk ka një kompjuter në shtëpi dhe kjo e detyron që të gjeje zgjidhje.

Quhet Guilherme dhe është 10-vjeç. Nëna e Guilherme punon si sanitare në shkollën ku studion djali, por nuk ka aq të ardhura sa ti blejë kompjuter.

Ata jetojnë në një shtëpi me qera, së bashku me vëllain 14-vjeçar.

Shumë persona janë prekur nga historia dhe kanë kontribuar për t’i blerë një shtëpi familjes së Guilhermes. /k.k/noa.al/