Transmetuar më 14-11-2019, 22:45

Shqipëria dhe Kosova kanë zhvilluar ndeshjet respektive në ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2020”.

Takimi Shqipëri-Andorra, zhvuilluar në “Elbasan Arena”, përfundoi me rezultatin e barabartë 2-2.

Golat e ndeshjes për Shqipërinë u shënuan nga Balaj dhe Manaj.

Për Andorra-n shënoi Martinez 2 herë.

Ndërkaq në ndeshjen tjetër të luajtur në Çeki, Kosova nuk ka mundur të ruajë dot epërsinë e golit të shënuar nga Nuhiu.

Çekët kanë arritur të kthejnë rezultatin 2 herë me anë Kral dhe Celutska.

Në takimet e tjera Shqipëria do të luajë përballë Francës, në Tiranë, ndersa Kosova pret Anglinë./a.k/noa.al/