Transmetuar më 15-11-2019, 09:28

Ishte duke u stërvitur ashtu si çdo ditë mbi paralele, kur rrëshqiti dhe u rrëzua duke u përplasur përtokë me kurriz.

Është kjo mënyra tragjike në të cilën gjeti vdekjen një vajzë 20 vjeçe, e cila merrej me gjimnastikë dhe që kishte fituar aq eksperiencë sa që stërviste dhe fëmijët e vegjël.

Melanie Coleman, një gjimnaste amerikane u rrëzua të premten e kaluar, ndërkohë që gjendja e saj u rëndua për shkak të dëmtimeve të pësuara në shtyllën kurrizore, duke bërë që të gjejë vdekjen gjatë së dielës.

E reja e cila jetonte dhe studote në Connecticut, u rrëzua para syve të trajnerit, Thomas Alberti.

Trajneri i saj në gjendje shoku tha se, “Jemi të gjithë të tronditur, ishjte një incident i rëndë dhe i paparahsikueshëm. Melanie rrëshqiti duke bërë ushtrimet që bënte çdo ditë”.

Melanie Coleman, përveçse stërvitej si gjimnaste,studionte për infermieri në Southern Connecticut State University. /a.y/noa.al/