Transmetuar më 15-11-2019, 10:19

Një specialist i forcave ajrore që vrau dy terroristë gjatë një sulmi në hotel do të nderohet me medaljen e heroit.

Ai hyri i vetëm në kompleksin e hoteleve në Nairobi, Kenia dhe u përball me xhihadistët e al-Shabaab. Ngjarja ndodhi më 15 janar dhe specialisti tashmë do të nderohet për guximin dhe faktin që shpëtoi jetën e qindra njerëzve.

Rrethimi i xhihadistëve prej 19-orësh la 21 të vdekur, përfshirë edhe punëtorin e bamirësisë britanike Luke Potter.

Falë ndërhyrjes së ushtarakut, emri i të cilit nuk është bërë publik, u bë evakuimi i 700 personave të tjerë.

Burime për The Sun konfirmuan se guximtari, që shërbeu për 18 vite në Shërbimet Speciale Ajrore, është informuar se do të nderohet nga shteti.

Ende nuk është zyrtarizuar, por thuhet se do e marrë nga Mbretëresha Elizabeth në fund të këtij muaji.