Transmetuar më 15-11-2019, 11:09

Një modele australiane 23-vjeçare solli në jetë një vajzë, pa e ditur që ishte shtatzënë. Në javën e 37-të të shtatzënisë, ndonëse nuk kishte asnjë simptomë Erin Langmaid, solli në jetë vajzën e saj Isla, në banjë.

E reja nisi që të kishte dhimbje barku krejt papritur, ndërkohë që shkoi në banjë, i dashuri i saj nisi që të dëgjonte ulërimat.

Daniel Carty shkoi menjëherë në ndihmë të partneres së tij ku mbeti i shokuar ndërkohë që foshnja nuk merrte frymë. Ishin sugjerimet e operatorit telefonik në numrin e urgjencës, ato që i lejuan çiftit që të kryente disa manovra për të rregulluar frymëmarrjen e vogëlushes Isla.

Duket një histori e fantazuar por në fakt është realitet. Çifti i ri australian e ndanë lajmin e bukur në Instagram në 1 nëntor, pak ditë pas lindjes së vogëlushes.

“Duam të prezantojmë me ju pjesëtarin më të vogël të familjes. Të martën mbrëma erdhi në jetë Isla May, e cila ishte në barkun e mamit për nëntë muaj, ndërsa ne nuk kishim asnjë dijeni. Jam ende në shok por po përshtatem dhe kjo është jeta jonë e re tani”, shkroi Erin. /a.y/noa.al/