Në fillim të këtij viti, një shef ekzekutiv shpenzoi 9.500 dollarë për një fustan për gruan e tij.
Kjo shumë u konsiderua e madhe, sidomos për një veshje që nuk ekziston, të paktën në forma fizike.
Blerja u bë nga Richard Ma, i cili punon për një kompani sigurie me bazë në San Francisco.
Ai pagoi për një fustan digjital, të dizajnuar shtëpia e modës "The Fabricant" në mënyrë grafike, e cila mund të përdorej vetëm për rrjete sociale.
"Është shumë e shtrenjtë, por është një investime", tha Richard Ma.
Ai shpjegoi që zakonisht nuk shpenzojnë për rroba të shtrenjta, por e dëshironte këtë sepse e konsideron si diçka që do i vlejë për një kohë të gjatë.
"Në 10 vitet e ardhshme, çdo njeri do të jetë duke veshur diçka digjitale. Është një moment unik dhe është shenjë e kohës", shtoi ai.
Gruaja e tij, Mary Ren e shpërndau imazhin në faqen e saj personale në Facebook.