Transmetuar më 15-11-2019, 11:41

Pas konferencës së dy ditëve më parë lidhur me situatën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese ku për të njëjtin vend janë dy gjyqtare, Presidenti Ilir Meta del sërish sot para mediave.

Zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi bën me dije se “Presidenti i Republikës Meta në ora 14:00 në konferencë të jashtëzakonshme për shtyp!”

Kjo konferencë vjen pas përplasjes së krijuar mes shumicës dhe Presidentit, pasi për të njëjtin vend në Kushtetuese u votua në parlament Arta Vorpsi pas propozimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ndërsa Presidenti dekretoi emrin e Marsida Xhaferllarit. /a.y/noa.al/

“Kushtetuesja”, Rama: Meta e ka humbur busullën, Presidenca e kthyer në frëngji, sulmon nga të katërta anët

Meta: Askush të mos guxojë të përdhosë Kushtetuesen! Do i drejtohem popullit dhe gjithë botës