Transmetuar më 15-11-2019, 14:56
Arta Vorpsi

E votuara nga Parlamenti pas propozimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Arta Vorpsi, i ka bërë një kërkesë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Mësohet se ajo iu ka kërkuar anëtarëve në detyrë, Vitore Tusha, Besnik Muçi, Fiona Papajorgjit dhe Elsa Toskës që të njohin mandatin e marrë prej saj me votë të Parlamentit, për të cilin një ditë më parë bëri edhe betimin në një zyrë noterie.

Por kjo kërkesë e hedhur në votim, ka marrë dy vota pro dhe dy kundër, të cilët janë shprehur se nuk kanë kompetencë vendimmarrje, duke mos dalë dot me vendim.

Sakaq në këtë mbledhje gjatë ditës së sotme nuk ka qenë e pranishme Marsida Xhaferllari, e cila u dekretua nga Presidenti Ilir Meta dhe u betua mbrëmjen e së enjtes në Presidencë si gjyqtare në Kushtetuese.

Kësisoj situata në Gjykatën Kushtetuese ndodhet në ngërç, për shkak se e votuara e Parlamentit kërkon mandatin e saj, si e propozuar e KED, ndërsa e dekretuara e Metës, Marsida Xhaferllari kërkon gjithashtu të njëjtin vend. /a.y/noa.al/

Braçe për Arta Vorpsin: Kushtetuta ka thënë që i katërti nuk bëhet dot i dytë

Gjykata Kushtetuese, Parlamenti miraton projekt rezolutën kundër Metës

“Kushtetuesja”, Rama: Meta e ka humbur busullën, Presidenca e kthyer në frëngji, sulmon nga të katërta anët

Meta: Askush të mos guxojë të përdhosë Kushtetuesen! Do i drejtohem popullit dhe gjithë botës