Transmetuar më 15-11-2019, 15:40

Presidenti Ilir Meta në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat ka bërë me dije se do të padisë të hënën kreun e KED për shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore.

“Së pari jam i gëzuar për fillimin e funksionimit të gjykatës kushtetuese. Së dyti, dëshiroj t’ju bëj të ditur vendimin tim si president i republikës dhe kryetar i shtetit për të paraqitur ditën e hënë kallëzim penal si president i republikës kundër zotit Ardian Dvorani me detyrë kryetar i KED, me adresë Gjykata e Lartë Tiranë. unë president i Republikës dhe Kryetar i Shtetit akuzoj Ardian Dvoranin për këto vepra penale: shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore. Baza ligjore Kushtetuta e RSH.

Të nderuar zonja dhe zotërinj prokurorë, presidenti i republikës në cilësinë e kreut të shtetit, sipas ligjit për GJykatën Kushtetuese dhe organet në sistemin në drejtësi ka ndjekur procesin e funksionimit të reformës në drejtësi. presidenti në vijimësi ka bërë thirrje kundrejt të gjithë institucioneve të përfshira në proces në respektimin e Kushtetutës dhe Ligjit", u shpreh Meta.