Transmetuar më 15-11-2019, 15:51
Ylli Manjani gjate nje deklarate kur ishte minister i Drejtesise

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, shkruan në “Facebook” se nuk ka asnjë vlerë ligjore rezoluta e miratuar sot në Kuvend për zgjidhjen e ngërçit në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Manjanit, parlamenti ka miratuar plot rezoluta ndër vite, por të gjitha janë të natyrës deklarative jo normuese, as urdhëruese.

“Rezoluta nuk ka asnjë vlerë ligjore! Asnjë, po asnjë fare! Lexojeni Kushtetutën e Republikës dhe nuk do ta gjeni askund fjalën Rezolutë, jo më si normë me fuqi detyruese. Rezoluta parlamenti ynë ka miratuar plot në vite, por të gjitha janë të natyrës deklarative jo normuese, as urdhëruese”, shkran Manjani.

Më tej ai shton se “Ajo që mbetet janë vendimet zyrtare të Parlamentit për emërimin e 2 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, dy dekretet e Presidentit për të emëruar anëtarët e tjerë dhe, ceremonia zyrtare e betimit të atyre që janë emëruar. Të tjerat janë barcoleta me ose të pa noterizuara”./b.l/noa.al/