Transmetuar më 15-11-2019, 18:57

Është shembur kupola e një xhamie gjatë ndërtimit në Turqi.

Nga shembja raportohet se mbeti i bllokuar një inxhinier.

Objekti i kultit fetar po ndërtohej në Sahinbej të Gaziantepit, në jug të Turqisë.

Ai ndodhet nën rrënoja për plot 24 orë.

Mediat turke raportojnë se mbi 250 vetë u angazhuan për të larguar materialet me shpresën për ta gjetur inxhinierin të gjallë, ndërsa po punojnë prej 24 orësh pa ndërprerje. /NOA.al