Transmetuar më 15-11-2019, 19:26

Në një komunikim me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike deklaroi se me atë që po ndodh aktualisht me Gjykatën Kushtetuese, është një element tjetër i cili vërteton se Edi Rama nuk e do Reformën në Drejtësi.

Sipas tij, kapja e Kushtetueses do t’i shërbejë Kryeministrit për të zgjidhur 30 qershorin.

“Edi Rama e kishte jetike kapjen e Gjykatës Kushtetuese sepse kjo gjykatë ka për të vendosur për disa çështje jetike siç është 30 qershori”, tha Basha.

Akuzat vijojnë duke thënë se Rama po pengon të ardhmen e Shqipërisë në BE. Kryedemokrati nënvizoi se SPAK dhe BKH janë jetike dhe duhet të vihen sa në shpejt në funksion.

Dhe në këtë situatë, propozon edhe zgjidhje.

“Ka një rrugëdalje nga ky batak Surreli, kthimi në ligjshmëri duke nisur me rikthimin e zgjedhjeve të pandikuara nga krimi. Zgjidhja është rruga që po merr fqinji ynë Maqedonia e Veriut drejt zgjedhjeve të parakohshme. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme i hapin rrugë reformës së vërtetë në drejtësi”, vijoi kryedemokrati. /k.k/noa.al/