Transmetuar më 15-11-2019, 19:49

Sevim Arbana, aktivistja për të drejtat e njeriut është në gjyq me kryeministrin Rama për shkak të një deklarate ndaj tij, të dhënë një emision televiziv.

Në një nga emisionet e Adi Krastës, Sevimi deklaroi që kryeministri Rama ka pickuar një nga ish ministret e tij. Ajo është paditur për shpifje në gjykatë nga kryeministri, ndaj së cilës kërkohen 10 milion lekë dëmshoërblim.

“Unë pash një skenë ishte në Sheraton një mbledhje për strategjinë e fëmijëve, mbledhje rutine. Unë isha me bashkëshortin dhe në një moment, ishin dy ish deputete te Partisë Socialiste dhe Kryetari i asaj kohe Edi Rama ishte në mes”, sqaroi Sevim Arbana, teksa ishte e ftuar në emisionin  Vizioni i Pasdites në Vizion Plus.

“Kishte filluar mbledhja ishin në këmbë dhe se çfarë i thotë kjo ish deputetja kryeministrit të ardhshëm dhe ja fut një të pickuar dhe nuk pati mundësi t’i thoshte ndonjë gjë tjetër dhe ia bëri me shenjë. Nuk ka rëndësi emri, kishte akti që bëri ky njeri që mua më bëri shumë përshtypje”.

Sipas akivistes ministrja që u pickua nga kryeministri, “nuk reagoi dhe ju mbushën syt me lot.  Kjo qe skena! Më ka kërkuar 10 mln lekë të vjetra”,- deklaroi Sevimi Arbana, duke pranuar se është në pritje të vendimit të gjykatës, por nuk ka mohuar dhe as është penduar për atë që ka thënë./NOA.al/