Transmetuar më 15-11-2019, 20:22

Kriza politike në vend zgjidhet vetëm përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme. Këtë pikëpamje ndan kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Duke folur për zgjedhjet e parakohshme, Kryemadhi thotë se më shumë sesa kaq shqiptarët duan process të lirë.

VOA: Si zgjidhet kriza politike?

Monika Kryemadhi: Zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk ka rëndësi se si janë. Mirë do ishte të ishin të parakohshme në mënyrë që të mbylleshin një herë e përgjithmonë kriza, por unë nuk mendoj që sot problemi më i madh është data e zgjedhjeve. Sot problemi më i madh janë standardet e zgjedhjeve dhe besimi që duhet t’i kthejmë shqiptarëve, që zgjedhjet do jenë të lira dhe të ndershme.

Gjithashtu Kryemadhikishte edhe nje mësazh për anëtarë e Gjykatës Kushtetuese.

Monika Kryemadhi: Mendoj që krijimi i Gjykatës Kushtetuese dhe fillimi i funksionimit të saj, pavarësisht se si mund të jenë vendimet të mira apo të këqija do krijonte mundësinë e shqyrtimit të ngërçit. Unë i uroj suksese të gjithë anëtarëve të Gjykatës, nuk njoh asnjërin prej tyre dhe nuk është se kam ndonjë indicie, por shpresoj të jenë të drejtë në mënyrë që të mos i gjykojë populli, por zoti lartë në mënyrën më të mirë. /k.k/noa.al/