Transmetuar më 15-11-2019, 21:11

Dy shokë kishin dalë për gjueti në Karolinën e Jugut, por një incident e prishi ditën e tyre.

Ata ishin në distancë, dhe njëri kujtoi se pa një dre dhe qëlloi menjëherë, pa e ditur se po qëllonte shokun e tij.

Burri i plagosur është dërguar në spital dhe raportohet se është qëlluar në pjesën e sipërme të trupit.

Ai ai është nënshtruar operacionit dhe raportohet se e ka kaluar më të keqen.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, e cila thuhet se është aksidentale.