Tërmet i fortë në Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri
Transmetuar më 15-11-2019, 21:33

Lëkundje sizmike janë regjistruar gjatë ditës së sotme në Maqedoninë e Veriut.

Sipas raportimeve, tërmeti ka qenë me intensitet prej 3.9 ballë sipas shkallës Rihter.

Tërmeti është regjistruar mes Kërçovës dhe Dibrës, raportojnë mediat vendase.

Lëkundjet janë ndjerë në të gjithë pjesën perëndimore të Maqedonisë së Veriut madje edhe në Shkup.

10 ditë më parë një tjetër tërmet u regjistrua në Tetovë. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...