Transmetuar më 15-11-2019, 22:34

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka zhvilluar sot në Bruksel një takim me Komisionerin për Zgjerim në Bashkimin Europian, Johanes Hahn.

Lajmin e ka publikuar vetë Kurti që po ashtu ka njoftuar se një takim tjetër ka pasur edhe me zëvendës drejtoren Menaxhuese për Evropë Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqin në European External Action Service, Angelina Eichhorst.

“Sot, në Komisionin Evropian në Bruksel, takova Komisionerin për Politika të Fqinjësisë dhe Negociatat për Zgjerim, z. Johannes Hahn. Një takim tjetër pata edhe me Zëvendës Drejtoren Menaxhuese për Evropë perëndimore, Ballkanin perëndimor dhe Turqinë në European External Action Service, znj. Angelina Eichhorst.Biseduam për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe BE-së, sfidat e qeverisjes sonë të ardhshme sidomos për drejtësi e punësim, raportet e shteteve në Ballkan si dhe për perspektivën e dialogut me Serbinë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Nga ana e tij, zyrtari europian ka bërë me dije se realizimi i reformave janë e vetmja rrugë e cila e afron Kosovën me BE-në. /k.k/noa.al/