Transmetuar më 16-11-2019, 09:53

Është aplikuar votimi elektronik nga deputeti i PS-së Arben Pëllumbi, në njësinë nr.8 në kryeqytet, në zgjedhjet për delegatët e Kongresit të PS-së.

Në një prononcim për mediat, Pëllumbi u shpreh se procesi i votimit elektronik ishte shumë i thjeshtë dhe kështu sipas tij rezultatet do t’ja paraqesin edhe KQZ-së për tu shqyrtuar për një aplikim të mundshëm në zgjedhjet e ardhshme.

“Do zgjidhen delegatët. Do të përmbyllim të gjithë procesin e rinovimit të PS. Është proces një anëtar një votë. Dhe demostron demokracinë e brendshme. Ka filluar normalisht, në vijim do t’ju njoftojmë. Këtu në njësinë 8 po eksperimentojmë votimin elektronik. Unë sapo votova në mënyrë elektronike. Nuk ishte proces i vështirë, do të shikojmë rezultatet. Më pas do tia sugjerojmë KQZ nëse është në kohën e duhur apo jo”, u shpreh ai.

Më tej deputeti socialist tha se, “Po kështu edhe votimi online ka filluar që në ditën e premte. Votohet disa herë dhe në fund merret vendimi i fundit. Po të paraqitet fizikisht, ai person që ka votuar përparësia i shkon tek votimi fizik. Po kështu kemi edhe votimin me postë për emigrantët.

Përgatitemi për ndryshimet që duam të bëjmë në kodin zgjedhor. Jemi te hapur për çdo lloj  propozimi. Emigrantët janë shumë të rëndësishëm. E kam ndjekur teknikisht, nuk ka ndonjë problem, por është vullneti politik se nëse do të aplikojë. Kongresi i ardhshëm besoj do të jetë në shkurt”./b.l/noa.al/