Transmetuar më 16-11-2019, 10:25

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka votuar në mënyrë elektronike për zgjedhjen e delegatëve të Kongresit për të cilat po votojnë sot të gjithë anëtarët socialistë.

Rama foli për barazinë gjinore duke nxitur të gjitha tha gratë e vajzat që janë përfshirë të bëjnë betejën e tyre në çdo organizatë të PS.

“Siç e dini me siguri sepse për këtë kemi ardhur ne sot kemi zgjedhjet pas një procesi tërësor në të gjitha zonat dhe në të gjitha qendrat e votimit ku ne kemi për çdo qendër një organizatë. Unë doja të fokusohesha tek fakti që është një ditë e rëndësishme për konfirmimin e vullnetit tonë për të pasur një parti ku gratë dhe vajzat nga njëra anë dhe burrat e djemtë nga ana tjetër janë të barabartë për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.

Dhe vendimi për të përfaqësuar nga të dy një organizatë është pritur pozitivisht. Do të duhet dhe disa kohë që ne të kemi barazi në drejtim. Sot dua t’i falënderoj të gjitha gratë e vajzat që janë përfshirë në afirmimin e këtij vullneti. Dua t’i nxis të bëjnë betejën e tyre në çdo organizatë”, deklaroi Rama.

Shefi i maxhorancës foli edhe për votimin elektronik duke e cilësuar plotësisht të mundshëm në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa theksoi se nuk është online por offline, pra i padepërtueshëm nga ‘forca të errëta’. Nuk mungoi dhe një thumb për kreun e PD-së Lulzim Basha.

“Kemi përgatitur një proces të tërë para zgjedhjeve që kaluan për të qenë të gatshëm që t’i përgjigjemi me pozitivitet një kërkese të shumë kërkuar por të harruar siç u harrua dhe himni kombëtar, votimi elektronik. Mbetet për t’u parë në të ardhmen, është absolutisht një votim i mundshëm, nuk është online por offline dhe i padepërtueshëm nga forca të errëta”, tha më tej kreu i qeverisë./b.l/noa.al/