Transmetuar më 16-11-2019, 11:13

Antiterrori shoqëroi për disa orë dhe më pas liroi pak ditë më parë një të ri nga Puka që i kishte dërguar mesazhe kërcënues në telefon kryeministrit Edi Rama.

Rama ka folur për herë të parë lidhur me kërcënimin e bërë në adresë të tij përmes një mesazhi në telefon, duke thënë se janë  çështje që nuk e shqetësojnë këto tema.

Ndërsa kishte edhe një paralajmërim. Kryeministri u shpreh se është koha për të bërë llogaritë e çdo pasurie të vënë përmes veprimtarinë kriminale.

“Nuk janë tema që më shqetësojnë, as me interesojnë. Ç’ka më intereson është dhënia e një shtyse të re procesit qeverisës për një përfundim me sukses të këtij mandati, shtysë e cila fillon me ligjin special kundër të gjithë atyre që janë shpërndarë në territore të caktuara dhe kujtojnë se llogaritë i kanë të mbyllura, po i kanë të hapura dhe tani është koha të bëhen llogaritë për pasuri të vëna në mënyrë kriminale. Kjo është ajo që më intereson”, tha shefi i qeverisë.