Transmetuar më 16-11-2019, 12:25

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi ashpër kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Nga Devolli, ku po zhvillon turin “Rrugëtimi për Shqipërinë”, Basha tha se Dvorani është simboli i korrupsionit dhe kapjes së shtetit.

“Rama paracakton edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Ardian Dvorani simboli i korrupsionit dhe kapjes së shtetit, vegla e Edi Ramës. Nëse institucionet funksionojnë, i pari që duhet të shkojë për ndjekje penale është Edi Rama. Ndaj e ka jetike të kapë drejtësinë. Vendi është zhytur në paligjshmëri”, tha Basha.

Më tej duke iu rikthyer bashkëbisedimit nga fermerët, Basha deklaroi se kemi bërë hapa pas, pasi fermeri është harruar, ndërsa shton se kostot e rënduara e kanë bërë punën tuaj të pavlerë në treg. “Produktet tuaja përfundojnë në kanal të pashitura sepse sektori i bujqësisë dhe blegtorisë, është sektori më i braktisur. Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që qeveria nuk e mbështet fermerin me financime.

Vit pas viti mbështetja për fermerët sa vjen e ulet. Edhe këtë vit mbështetja në buxhet është shumëq  e ulët. Potenciali është i jashtëzakonshëm, por ju mungon një qeveri që ju mbështet. Ne kemi një qeveri që ju rëndon me politika abusive duke e renditur vendin në vendin e tretë më të korruptuar të botës. Edi Rama hyri në histori për rekordin e korrupsionit”, u shpreh Basha.

Kreu i PD-së hodhi më tej akuza ndaj kryeministrit Rama e financon propagandën me paratë që ju merr fermerëve. “Korrupsionin e solli vetëm një njeri, Edi Rama që e ktheu vjedhjen në art. Vetëm muajt e fundit dhjetëra million euro zhduken dhe i jepën dy tre miqve të Ramës. Shikoni koorporatën e investimeve, korportaën e hajdutërisë që është krijuar për të marrë pronat e shqiptarëve dhe për tja dhënë miqve të Edi Ramës.

Për Edi Ramën është jetike kapja e drejtësisë. Vendi është zhytur në paligjshmëri. Zgjidhja e vetme për ta nxjerrë vendin nga kjo gjendje janë zgjedhjet e lira. Ne kemi një plan për të dalë nga kriza, por për këtë duhet që të kemi zgjedhje të lira e të ndershme parlamentare në një ditë me ato vendore”, deklaroi Basha./b.l/noa.al/