Transmetuar më 16-11-2019, 12:41

Goditja në tru është shkaku i tretë kryesor i vdekjes, paraprihet vetëm nga tumoret dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Përdorimi i operacionit të shpejtë në rast goditjeje është thelbësore për jetëgjatësinë e pacientit. Sipas një studimi të botuar në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane, madje disa minuta mund të bëjnë ndryshime.

Hulumtimi, i kryer nga Universiteti i Kalifornisë ekzaminoi të dhëna mbi afro 7,000 njerëz që vuanin nga goditje ishemike me një moshë mesatare prej 70 vjeç.

Studiuesit analizuan intervalin kohor të kaluar midis ardhjes së pacientëve në spital dhe fillimit të trombektomisë mekanike, duke zbuluar se për çdo çerek ore të kursyer në operacion u shpëtuan edhe 15 persona të tjerë, dhe aq sa ishin në gjendje të linin spitalin pa ndihmë të mëtejshme mjekësore.

Goditja është ndërprerja e përkohshme e furnizimit me gjak në tru dhe është pikërisht kjo arsyeja se koha është gjithçka; çdo sekondë që kalon, një pjesë e trurit të prekur shkatërrohet në mënyrë të pariparueshme, kjo është arsyeja pse veprimi i shpejtë i mjekëve dhe infermierëve është thelbësor./b.l/noa.al/