Transmetuar më 16-11-2019, 12:54

Ulja e parë në 20 vite e avionëve me të tilla përmasa në bazën ajrore të Kuçovës.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shpërndarë në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, postimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka që tregon se dy avionë amerikanë kanë fluturuar në hapësirën ajrore shqiptare dhe kanë përdorur bazat e Rinasit dhe Kuçovës.

“Forcat Speciale shqiptare treguan se janë të afta për të marrë pjesë në operacione speciale bashkë me kolegët e tyre amerikanë.

Për më shumë se 1 javë, dy avionë “MC-130J Commando II” të Krahut të Operacioneve Speciale ajrore amerikane fluturuan në hapësirën ajrore shqiptare dhe përdorën bazat e Rinasit dhe Kuçovës, duke shënuar te kjo e fundit, uljen e parë në 20 vite të avionëve me të tilla përmasa 🇦🇱💪”, shkruhet në postimin e ministres Xhaçka të shpërndarë nga Kreu i Shtetit i cili është edhe komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura./b.l/noa.al/