Transmetuar më 16-11-2019, 15:48

Pas konfliktit me mazhorancën për ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka ftuar kreun e opozitës së bashkuar, Lulzim Basha, dhe të gjithë kryetarët e partive të opozitës jashtëparlamentare, në një takim urgjent.

Në letrën dërguar drejtuesve të partive opozitare, Meta nënvizon se vendi ndodhet në një situatë dramatike, me pasoja të papranueshme.

Për kapërcimin e kësaj situate, Meta i kërkon Bashës dhe gjithë opozitës jo parlamentare të shkojë në takim sa më shpejt, mundësisht brenda datës 20 nëntor 2019.

“Nisur nga situata dramatike, në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të papranueshme, ju ftoj juve dhe të gjithë kryetarët e Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejt, mundësisht përpara ditës së mërkurë, datë 20.11.2019”, thuhet në ftesën që Meta u ka dërguar krerëve të partive opozitare./NOA.al