Transmetuar më 16-11-2019, 16:03

Aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj, siç edhe është folur kohët e fundit, i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare me bashkëshortin e saj Aleksin, fakt të cilin e pranoi publikisht pak kohë më parë

Rudina u martua me Aleksin në qershor të vitit 2016 por me sa duket gjërat nuk kanë shkuar siç duhet. Aludimet për ndarjen e çiftit nisën pasi aktorja nuk kishte publikuar asnjë foto më, me bashkëshortin e saj.

“Kemi hapur një padi që në qershor. Po është e vërtetë, jemi në një procedurë divorci. Po unë dhe Aleksi kemi një mrekulli që quhet Viktoria, por është e vërtetë që po divorcohemi”, tha Rudina duke pohuar lajmet që qarkullonin prej muajsh.

Edhe pse në fillim u përfol për një lidhje të mundshme me një politikan, nisur nga disa foto miqësie me të, sot është raportuar gjerësisht në media se aktorja është në një lidhje me një ish-deputet, i komentuar edhe për probleme që ka pasur me drejtësinë, por edhe për një fatkeqësi familjare.

Pas shumë aludimeve, është folur sot gjerësisht për një lidhje të Dembecaj me biznesmenin dhe ish-deputetin që pati probleme pak kohë më parë me drejtësinë, Mark Frrokun.

Kujtojmë që Frroku humbi bashkëshorten pak kohë me parë nga një sëmundje e rëndë./NOA.al