Transmetuar më 16-11-2019, 16:14

Tjetër sukses ndërkombëtar për peshëngritësin shqiptar, Briken Calja.

Briken Calja mori tre medalje argjendi në "International Naim Suleymanoglu Tournament", ne shkëputje, shtytje dhe dygarësh, turne kualifikues për në Lojërat Olimpike, Tokyo 2020. Ai pas suksesit të sotëm, nisi për "NOA.al", edhe momentin emocionues të kurorëzimit të trefishtë.

Ndonëse nuk mori medalje ari, vendi i dytë është një arritje tjetër e madhe për peshëngritësin më në formë dhe ndër më të suksesshmit që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.

Suksesi i fundit e kualifikon Caljan direkt në Olimpiadën 2020, që do të mbahet në Japoni, vitin e ardhshëm. Ndërkohë, vetëm gjatë këtij viti, peshëngritësi nga Shtërmeni ka fituar 10 medalje, përkatësisht, 1 medalje ari dhe 2 argjendi në Europianin e zhvilluar në Gjeorgji, 1 bronzi në Botërorin e Tajlandës dhe 1 medalje argjendi e 2 bronzi në "Mediterranean Cup".

Turneu i ardhshëm për peshëngritësin Calja është Europiani./NOA.al