Transmetuar më 16-11-2019, 16:29

Gruaja 30-vjeçare Marsida Qatja, ku brenda banesës së saj në Kavajë ndodhi një ngjarje e rëndë që tronditi opinionin publik, vijon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale.

Pas konfliktit me armë, në banesën e saj, mbeti i vrarë Dritan Haxholli, ndërsa ajo ka treguar se fundi se është kthyer nga Gjermania, bashkë me djalin e vogël, ku ka takuar bashkëshortin e saj. Dritan Haxholli u vra nga ish-polici i burgut të Durrësit, Bledar Toçi në shtëpinë e Qatjas.

Bashkëshorti i saj ndodhet prej disa kohësh në një burg gjerman, i dënuar për trafik droge. Përmes një fotoje, Marsida Qatja ka treguar për herë të parë fytyrën e bashkëshortit të saj, teksa shfaqet duke folur me të përmes kamerave.

Pavarësisht se në media kanë qarkulluar lajme se konflikti në banesën e saj ndodhi për shkak të lidhjeve jashtëmartesore të Marsida Qatjas me viktimën, 30-vjeçarja ka treguar mes fotos që bëri publike me bashkëshortin, të kundërtën. Ajo foton e ka shoqëruar edhe me disa simbole ku shpreh dashurinë, duke lënë disi menjëanë ngjarjen tronditëse të pak kohëve më parë. /NOA.al