Transmetuar më 16-11-2019, 17:49

Kombëtarja shqiptare e futbollit është gati për Francën, ndaj së cilës mbyll nesër fazën kualifikuese të grupeve, “Euro 2020”.

Pavarësisht rezultatit, Shqipëria e ka përcaktuar fatin e saj: e katërta  pas Turqisë, Francës dhe Islandës.

Kuqezinjtë e Edi Rejës janë jashtë garës për në raundin tjetër, por ndaj “gjelave” 90 minutat e mbrëmjes së nesërme mbajnë vlera prestigji.

Diçka të tillë e pohon edhe kapiteni, Elseid Hysaj, i cili në konferencën për shtyp vlerësoi kampionët e Botës, pavarësisht se kuqezinjtë barazuan 2-2 me Andorrën.

Takimi mes Shqipërisë dhe Francës do të luhet nesër në ora 20:45.

Kapiteni Elseid Hysaj u shpreh para ndeshjes optimist. “Besoj që në këtë ndeshje do të hyjmë sikur në ndeshjet e kaluara, jo si me Andorrën, pasi në këtë ndeshje duhet të ishim më të egër në fushë. Ne e kemi kuptuar këtë gabim dhe do të hyjmë më një mentalitet tjetër.”

Ai tha më tej se, “Do të jetë ndeshje më e vështirë, pasi Franca ka shumë kampionë në ekip si Grizman dhe Mbape. Kanë krijuar një grup më të mirë se në kualifikueset e kaluara. Ato kualifikuese kemi luajtur me zemër më shumë se sa me skema. Tashmë duhet të bëjmë një ndeshje siç bëmë me Turqinë”.

Për të inauguruar stadiumin e ri pritet edhe një festë, ku i pranishëm do të jetë edhe legjenda e Romës, Francesco Totti.

“Unë i besoj më shumë faktit se do na ndihmojë tifozeria. Pastaj që do jetë Toti apo lojtarë të Romës, më jep kënaqësi. Tani unë jam pjesë e Napolit dhe dua të rikuperoj vendin tim aty dhe pastaj të shohim”, u theksoi më tej Hysaj.

Elseid Hysaj, duke qenë se Franca e ka siguruar kualifikimin, shtoi se Shqipëria nuk pret asnjë dhuratë nga Kampionët e Botës. “Besoj se Franca më këta kampionë ta na falin pikë apo fitore. Profesionistët janë gati të marrin pikët dhe të fitojë, miqësore apo ndeshje zyrtare. Duhet të jemi me mentalitet më të fortë. Kemi treguar se dimë të luajmë dhe jemi të fortë. Nuk jemi si më parë që vraponim në fushë. Kemi treguar se dimë të luajmë duhet të kemi besim , ashtu si Moldavia që pati dhe rastet e veta ndaj Francës. Duhet të jemi të qetë dhe të hyjmë më besim”, u shpreh kapiteni kuqezi./NOA.al/