Transmetuar më 16-11-2019, 18:21

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një mesazhi bërë publik në profilin e tij Facebook i shprehu ngushëllime familjes së Ish-kampionit të mundjes, Artur Kreka, i cili gjithashtu ka qenë edhe një nga anëtarët më aktivë të krijimi dhe ngritjes së degës së Partisë Demokratike, në Korçë.

Mesazhi i ngushëllimit të Berishës:

Një kampion dhe demokrat i flaktë do na mungojë përgjithmonë! Artur Kreka nuk është më!

Miq, sot u nda nga jeta Artur Kreka, Pishtar i demokracisë, një ndër demokratët e parë dhe të përkushtuar që bëri gjithçka për degën e PD në Korçë. Ai ishte gjithashtu kryetar i shoqatës 20 shkurti në Korçë por dhe ish kampion kombëtar për shumë vite në mundje klasike. Mirënjohje të thellë për kontributin e Arturit dhe ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve të tij. Ngushëllime!! Sb /NOA.al