Transmetuar më 17-11-2019, 10:12
Foto ilustruese

Një operacion i policisë së Pukës i koduar “Lokalizimi”, ka vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim.

Në bashkëpunim me efektivët e policisë Krujë në vijim të operacionit “bëri” ndalimin e dy të shpallurve në kërkim.

Bëhet fjalë për Agron Bami, 33 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë dhe Gëzim Ndoj, 40 vjeç, banues në Fushë Arrëz, Pukë.

Pas hetimeve proaktive të kryera nga policia e Pukës, në bashkëpunim me Prokurorinë, rezultoi se dy të rinjtë bashkëpunim dhe me shtetasin J. Gj., i arrestuar dy ditë më parë, dyshohen si autorë të veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, ndodhur në vitin 2018 në Fushë Arrëz , si dhe për “Armëmbajtje pa leje”.

Aktualisht vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, ndërkohë që materialer iu refereuan Prokurorisë së Pukës për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al/