Transmetuar më 17-11-2019, 11:52

Këngëtarja Nicole Scherzinger po shijon një lidhje të re dashurie, por në mënyrë sekrete.

Thuhet se mentorja e "X Factor" në Amerikë është lidhur me konkurrentin seksi, Thom Evans.

Burime pranë ‘ITV’ treguan se Thom është tipi i këngëtares, prandaj ajo nuk hezitoi që të niste një histori me të.

"Thom është krejtësisht tipi i Nicole. Dhe ai e thotë që Nicole është një prej femrave më të bukura në botë. Thom e ka pëlqyer para se ta takonte në shfaqjen e madhe. Ai ishte pak i frikësuar që të niste diçka me të prej pjesëmarrjes në X Factor, por kishin kimi aq të mirë sa guxoi", tregoi burimi.

Dhe pas disa javësh komunikime me mesazhe, Thom e ftoi për darkë. Linjat e tij trupore duken qartë se janë perfekte, po ashtu si Nicole.

Prandaj të dy bëjnë çiftin ideal, jo vetëm për talentin, por edhe për bukurinë.