Transmetuar më 17-11-2019, 12:07

Moderatori Alban Musa po mendon largimin nga emisioni i mëngjesit “Rreze dielli” dhe lajmin e ka bërë të ditur i ftuar në “Mos i fol shoferit”. Albani u shpreh se ka marrë shumë oferta, por po i shqyrton ato.

“Është e vërtetë që do ikësh nga Report tv së shpejti?”, e pyeti Rudina Dembacaj.

“Kjo ishte një pyetje me spec”, ia ktheu Albani. “Të paskan ardhur oferta”, i tha Rudina.

“Unë kam patur gjithmonë oferta e them këtë modestisht, media më të vogla më të mëdha, ç’rëndësi ka. Unë mendoj prandaj po hezitoj për të dhënë një përgjigje që programi që unë bëj tashmë prej tre vitesh, kam përshtypjen që ky do jetë sezoni i fundit që do ta bëj këtë program që kam”, u shpreh Albani.

“E kam rezauruar atë ç’ka unë dua të jap tek ai program. Nuk e kam marrë akoma vendimin, kam përshtypjen se ky do jetë sezoni i fundit aty”, shtoi moderatori.