Transmetuar më 17-11-2019, 12:23

Ekspertët po paralajmërojnë për efektet e pilulës së kontraceptivit. Ata thonë se ndikon në shprehitë emocionale, përfshirë trurin, por jo vetëm.

Disa femra e përdorin me rekomandim mjeku për aknet, endometriozën dhe për ciklin menstrual. Sipas studiuesve, pilula zvogëlon rrezikun e kancerit të vezoreve, mitrës dhe zorrëve, por rrit rrezikun e kancerit të gjirit dhe qafës së mitrës dhe mpiksjen e gjakut.

Ndërsa mjekja Alexander Lischke u shpreh se shpesh femrat nuk arrijnë të shprehin me mimika fytyre atë që ndjejnë sepse pilula ndikon në hormonet e tyre.

"Ndryshimet ciklike të niveleve të estrogjenit dhe progesteronit dihet se ndikojnë në njohjen e emocionit të grave dhe ndikojnë në aktivitetin dhe lidhjet në tru", tha Alexander.

Studimi u bë në Universitetin e Greifsëald në Gjermani ku u pyetën 42 konsumatore të rregullta të pilulës dhe 53 femra që nuk e kishin përdorur asnjëherë.