Transmetuar më 17-11-2019, 12:27

Nga Londra, Angli për në Sidnei, Australi pa ndalim. Është ky fluturimi më i gjatë në botë pa ndërprerje, i realizuar nga kompania ‘Qantas’.

Të përjetuarit e dy mëngjeseve në më pak se 24 orë, nuk është diçka që vlen për të gjithë. Ky privilegj iu takoi pasagjerëve të fluturimit të parë pa ndërprerje nga Londra në Sidnei, duke kaluar tre kontinente.

“Project Sunrise”, është ky emri që kompania ‘Qantas’ zgjodhi për fluturimin eksperimental.

Një avion Boeing 787-9 u ngrit nga aeroporti i Heathrow në Angli në 06.00 të mëngjesit, për të kaluar më tej mbi Gjermani, Rusi, Poloni, Bjellorusi, Kazakistan dhe Kinë, para se të drejtohej për në Filipine dhe Indonezi, për të përfunduar në Sidnei këtë të shtunë.

I gjithë fluturimi zgjati për 19 orë e 19 minuta, vetëm tre minuta më shumë se një fluturim i mbajtur pak ditë më parë. Pavarësisht kapacitetit prej 256 pasagjerësh, avioni transportoi vetëm 50 persona, mes tyre shkencëtarë, studiues, pilotë dhe punonjës së ‘Qantas’, për të analizuar efektet që ka te pasagjerët një udhëtim i tillë pa ndërprje.

Gjatë udhëtimit pasagjerëve iu dha nga nbjë panine me biftemk, supoë dhe verë, ndërsa në mëngjesh briosh dhe kafe.

Drejtori i përgjithshëm i ‘Qantas’, Alan Joyce, deklaroi se “U analizuan nivelet e melatoninës gjatë udhëtimit, valët cerebrale dhe rezultoi se lodhja ishte më e madhe”.

Që të gjitha materialet e akumuluara do të analizohen nga ‘Qantas’ me synim për t’iu kërkuar autoriteteve australiane lejen për të kryer udhëtime nga Sidnei në Londër dhe New York deri në vitin 2022. /a.y/noa.al/