Transmetuar më 17-11-2019, 12:57

Një person është kapur mat nga policia, teksa tentonte që të vidhte një banesë.

Bëhet fjalë për 38-vjeçarin M.Y., banues në Vlorë.

Policia ka bërë arrestimin e tij pasi është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë banesën e shtetases B.A., në lagjen “Bashkimi” të Vlorës.

M.Y., dyshohet të jetë autorë i pesë vjedhjeve të tjera për të cilat policia po punon për dokumentimin e plotë të tyre.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al/