Transmetuar më 17-11-2019, 13:12

Videoja që bëri xhiron e rrjetit të Genta Ismajlit me një djalë duke shkëmbyer puthje në buzë i vuri të gjithë në dilemë për identitetin e tij.

Kjo nuk ndikoi aspak tek këngëtarja dhe vazhdoi rutinën pa bërë asnjë reagim në rrjete sociale.

Prive arriti të sigurojë një tjetër dalje publike të Gentës me partnerin. Të dy u filmuan në një klub në Zvicër duke kërcyer e shkëmbyer puthje pasionante, ndërkohë që të tjerët mbanin drita nëpër duar.

Ky ambient romantik shtoi akoma më shumë dëshirën për të mësuar se kush i ka vjedhur zemrën këngëtares.

Megjithatë, mbetet në dorën e saj nëse do e prezantojë për publikun apo do vijojë të shijojë lidhjen në privatësi.