Transmetuar më 17-11-2019, 13:29

Këngëtarja Adelina Tahiri duket se është mjaft e dashuruar me bashkëshortin e saj, pavarësisht diferencës së moshës mes tyre.

Këtë gjë ajo e tregon edhe publikisht, duke publikuar një foto teksa puthet në buzë me të shoqin.

Por komentuesit nuk kanë qëndruar indiferent, duke e ironizuar për shkak të moshës së bashkëshortit.

“Me babën po puthesh”, i shkruan njëri prej tyre, ndërkohë që Adelina nuk ka reaguar.

Kujtojmë se Adelina dhe bashkëshorti i saj maqedonas avokati Serjozha Markov, rreth janë prindër të një djali të vogël me emrin Jon.

Historia e tyre e dashurisë u pa me skepticizëm që në fillim, për shkak se ai është 51 vjeç dhe ka një vajzë 19 vjeçe, ndërsa Adelina nuk ka mbushur ende 30. /a.y/noa.al/