Transmetuar më 17-11-2019, 13:58

Presidenti Ilir Meta ka pasur një takim ditën e sotme me ambasadorin Samuel Brownback, i ngarkuari i SHBA-ve për lirinë fetare ndërkombëtare.

Meta publikon foto nga takimi dhe thotë se pati një kënaqësi të veçantë që të takonte ambasadorin Sam Brownback në Tiranë si mysafirin e tij special.

“Do të jemi së bashku nesër në Konferencës për Lirinë Fetare. SHBA gjithmonë një kampion i lirisë dhe drejtësisë.

Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!”, shkruan Meta. /a.y/noa.al/