Transmetuar më 17-11-2019, 22:01

Takimi Shqipëri-Francë, i vlefshëm për eliminatoret e “Euro 2020”, nisi me festime për shkak të inaugurimit të stadiumit të ri.

Himni francez, këtë mbrëmje, u interpretua nga këngëtarja Besa Kokëdhima.

E veshur me një fustan të bardhë artistja mahniti me paraqitjen e saj.

Përmes rrjeteve sociale ajo është shprehur e nderuar për ftesën, për të qenë ajo interpretuesja e himnit francez,  “La Marseillaise”.

Ndërkaq himni shqiptar u interpretua nga këngëtarja Juliana Pasha./a.k/noa.al/