Transmetuar më 17-11-2019, 22:35

Angela Martini është një prej modeleve më të njohura shqiptare.

Prej vitesh ajo e ka vazhduar karrierën e saj në SHBA.

Bukuroshja me origjinë nga Shkodra është martuar me miliarderin rumun. Dragos Savulescu.

Ajo këtë të shtunë u bë pjesë e emisionit “Klanifornia” në Tv Klan, ku iu përgjigj pyetësorit të Marina Vjollcës.

Me humor, Angela Martini tregoi se nuk i thotë kurrë Dragos, kur ky i fundit i kërkon të bëjë dashuri.

"Tre justifikime për të mos bërë dashuri. Çfarë i thua ti Dragos?", ishte pyetja e Marinës.

"Nuk i them kurrgjë. S’i them kurrë jo", ka thënë Angela Martini, duke treguar në këtë mënyrë që është gjithmonë e gatshme për bashkëshortin e saj.